Politika e Privatësisë
Pyete e di se privatësia juaj është shumë e rëndësishme, prandaj ne e marrim atë seriozisht. Politika e Privatësisë ("Politika e Privatësisë") e përshkruan politikën dhe mënyrën se si platforma Pyete i mbledh dhe i përdorë informatat tuaj personale gjatë përdorimit të saj.
1. Informatat që ne i mbledhim
Ne mbledhim informata drejtpërdrejtë nga individët, palët e treta dhe automatikisht nga platforma Pyete.
Kur ju krijoni një llogari në platformën Pyete ne e ruajmë emrin tuaj të plotë, emrin tuaj identifikues (username) dhe email adresën tuaj. Emrin tuaj, foton dhe informatat tjera që ju zgjedhni ti vendosni në profilin tuaj publik do të mund të shihen nga publiku dhe përdoruesit tjerë të platformës Pyetes.
Ne e ruajmë informatën dhe përmbajtjen që ju e postoni në platformën Pyete, duke përfshirë pyetjet, përgjigjet, fotot dhe aktivitetet tuaja tjera (votimet dhe ndjekjet). Përveq rasteve kur ju postoni përmbajtje anonime, përmbajtja juaj, data dhe koha e postimit dhe aktivitetet tjera (votimet dhe ndjekjet) mund të shikohen publikisht në platformë Pyete, të asociuar me emrin tuaj. Këto informata dhe përmbajtje poashtu mund të indeksohen nga makinat kërkimore apo edhe të ri-publikohen në vende tjera në Internet në përputhshmëri me "Kushtet e Përdorimit"
Kur ju komunikoni me ne (përmes email apo rrjeteve sociale) ne mund ti ruajmë këto komunikime.
Ju kund të kyçeni në platformën Pyete përmes platformave të palëve të treta, siq janë Google dhe Facebook. Nëse ju zgjedhni të kyçeni përmes platformave të palëve të treta, ne i marrim disa informata nga profili dhe llogaria juaj në platformat e palëve të treta. Informatat e ofruara tek ne përmes platformave të palëve të treta është e caktuar nga ju dhe këto platforma të palëve të treta, dhe mund të dallojnë nga platforma. Ju duhet të shikoni politikat e tyre respektive të privatësisë rreth praktikave të tyre.
Ne i përdorim cookies, local storage dhe teknologji të tjera për të mbledhur automatikisht informatat rreth aktiviteteve tuaja, sikurse kërkimet, vizitat e faqeve të ndryshme, data dhe koha e vizitës suaj dhe informatat tjera rreth përdorimit tuaj të platformës Pyete. Ne poashtu pranojmë informata kur ju shikoni përmbajtjen e platformës Pyete edhe nëse nuk keni krijuar llogari.
Ne mbledhim informatat e shfletuesit tuaj - siq janë IP adresa, data dhe koha, user agent, cookie identitfikues i Pyete, linqet dhe informatat tjera rreth aktivitetit tuaj në platformën Pyete.
2. Si i përdorim informatat tuaja
Ne nuk i shesim informatat e juaja personale - siq janë emri juaj dhe informatat kontaktuese - tek palët e treta për ti përdorur për qëllime marketingu.
Ne i përdorim këto informata për të ju ofruar shërbime dhe eksperiencë sa më të mirë përgjatë përdorimit të platformës Pyete.
Ne i përdorim këto informata për të ju ofruar informata dhe përmbajtje të personalizuar për ju.
Ne i përdorim këto informata për të ofruar statistika dhe analiza të ndryshme rreth përdorimit të platformës Pyete. Kjo përfshin statistikat siq janë - pyetjet më të shikuara, përgjigjet më të shikuara dhe matjet tjera brenda platformës Pyete.
Ne i përdorim këto të dhëna për të parandaluar keqpërdorimin në forma të ndryshme të platformës Pyete në përputhje me "Kushtet e Përdorimit"
3. Si i mbrojmë informatat tuaja
Siguria e informatave tuaja është e rëndësishme për ne. Pyete ka implementuara masat mbrojtëse për informatat që ne i mbledhim. Sido që të jetë, asnjë ueb faqe apo shërbim i Internetit nuk është plotësisht e sigurt. Ne ju inkurajojmë të merrni hapa e duhura për të mbajtuar informatat tuaja personale të sigurta, siq janë përdorimi i një fjalëkalimi të fortë dhe mos shpërndarja e tij, ç'kyçja nga llogaria juaj dhe mbyllja e shfletuesit kur përfundoni përdorimin e platformës Pyete në ndonjë pajisje publike apo jo të sigurt.
4. Mundësitë tuaja
Ju mund ti përditësoni apo ti rregulloni informatat rreth llogarisë tuaj në cëdo kohë duke u kyçur në llogarinë tuaj tek seksioni i preferencave.
Natyrisht, ju mund të refuzoni të ofroni informatat tuaja në platformën Pyete, me ç'rast ne nuk mund të ju ofrojmë shërbime të caktuara.
Ju mund të postoni përmbajtje anonime, përfshirë pyetjet dhe përgjigjet. Në këto raste, emri juaj nuk shfaqet përgjatë përmbajtjes, dhe Pyete nuk e lidh këtë përmbajtje me ID e përdoruesit tuaj dhe të dhënat tjera të profilit.
Ju mund të redaktoni apo të fshini përgjigjet tuaja në çdo kohë.
Nëse ju e deaktivizoni llogarinë tuaj atëherë përmbajtja juaj nuk do të shfaqet publikisht dhe ju nuk do të pranoni ndonjë komunikim nga ne, por përmbajtja dhe llogaria juaj ende mund të ritkhehet.
Nëse ju e fshini llogarinë tuaj atëherë do të fshihet edhe llogaria dhe e gjithë përmbajtja juaj në platformën Pyete. Ky veprim nuk mund të rikthehet edhe nëse ju e ndryshoni mendjen.
Nëse keni pyetje tjera për Politikën e Privatësisë, ju lutemi na kontaktoni. Duke vazhduar shfletimin dhe përdorimin e platformës Pyete, ju pajtoheni me politikën e privatesisë.