Mirë se vini në Pyete

Pyete është një platformë online në të cilën mund të gjeni pyetje dhe përgjigje rreth temave të ndryshme. Misioni i Pyetes është shpërndarja e dijes dhe informatave me të tjerët dhe pasurimi i ueb-it me përmbajtje në gjuhën shqipe. Ne duam ti bashkojmë njerëzit të cilët e kanë njohurinë e duhur me njerëzit të cilët kanë nevojë për të. Pyete është falas dhe e hapur për tu përdorur nga të gjithë.


Pse Pyete?

Po jetojmë në epokën e internetit dhe informacionit, ku më lehtë se kurrë më parë mund të mësoni shumë gjëra rreth çfarëdo teme që ju intereson, por jo në gjuhën shqipe. Edhe pse teknologjia ka arritur shumë shpejt tek ne, përmbajtja e ueb-it shqip ka një mungesë të theksuar të përmbajtjeve profesionale dhe origjinale për tema të rëndësishme. Për të përmirësuar këte, ne e kemi marrë iniciativën për të zhvilluar platformën Pyete.



Kush mund të bëjë pyetje në Pyete?

Pyetje mund të bëjnë të gjithë ata që kanë krijuar llogari në platformën Pyete. Pyetjet mund të jenë të temave të ndryshme. Pyetjet duhet te jenë në Gjuhen Shqipe, perveq rasteve kur fjalët e caktuara nuk kanë ndonjë përkthim adekuat. Para se të bëni një pyetje këshillohet që të kërkoni se mos është bërë pyetja e njejtë më parë nga personat tjerë, në mënyrë që të mos kemi përsëritje të pyetjeve.



Kush mund të përgjigjet në Pyete?

Në Pyete mund të përgjigjen të gjithë ata që kanë llogari dhe kanë informatat apo njohuritë e duhura mbi temën e pyetjes. Përgjigjet duhet të jenë sa më konstruktive dhe të qarta për të gjithë.